Programi i studimit dhe i shkëmbimit të të rinjve Kennedy-Lugar

Thuaji “po” YES-it!

I themeluar nga Zyra e Çështjeve të Arsimit dhe të Kulturës të Departamentit Amerikan të Shtetit, ky program i ndihmon nxënësit që të krijojnë lidhje personale afatgjata, të përfshihen në aktivitete që promovojnë të kuptuarit e ndërsjellë në kultura të ndryshme, të respektojnë diversitetin, të formojnë aftësi drejtuese, dhe të kuptojnë shoqërinë civile. Në të njëjtën kohë, nxënësit e programit YES i ndihmojnë shokët e tyre të klasës në SHBA që të pasurojnë të kuptuarit e tyre për vendet e huaja dhe kulturat.

Programi Kennedy-Lugar (YES) u themeluar nga Kongresi Amerikanë në tetor të vitit 2002, në përgjigje të ngjarjeve të 11 shtatorit 2001. Që atëherë, program YES ka ndikuar në mbi më shumë se 13 000 nxnënës nga 45 vende. Programi reciprok për nxënësit amerikanë Kennedy-Lugar YES Abroad filloi në vitin 2009.

Programi YES administrohet në bashkëpunim me Departamentin Amerikan të Shtetit nga një konsorcium organizatash joftimpruruëse, që drejtohet nga Këshillat Amerikanë për Arsimin Ndërkombëtar dhe përfshin një numër organizatash vendcaktuese dhe rekrutuese.

 

Kontakti

Linda Mëniku

yes.al@americancouncils.org

355 4 2235 347