Këshillat Amerikanë në Shqipëri

Këshillat Amerikanë në Shqipëri

Zyra e Këshillave Amerikanë në Shqipëri, u hap me projektin “Program i Zhvillimit për Stafin e Ri Akademik” (JFDP) në vitin 2003. Që atëherë, Këshillat Amerikanë në Shqipëri kanë administruar një sërë programesh të tjera, si: Projekte të Bankës Botërore, programe të shkëmbimit, si dhe Programin YES.

Këshillat Amerikanë në Shqipëri punojnë ngushtësisht me Ambasadën Amerikanë në Tiranë, si dhe me Ministrinë e Arsimit, të Sportit dhe të Rinisë, me drejtoritë arsimore, shkollat e mesme dhe partnerë të tjerë të komunitetit dhe jo vetëm

Për Këshillat Amerikanë

Insitucionet më të sukseshme në botë dhe kombe të caktuara punojnë me Këshillat Amerikanë për Arsimin Ndërkombëtar, përmes programeve kulturore të trajnimit të gjuhës dhe zhvillimit profesional..

Që nga viti 1974, programet tona të arsimit janë rritur dhe përfshijnë 184 vende të rëndësishme për sigurinë kombëtare, prosperitetin dhe paqen. Programet tona mbështeten përmes kërkimit për të siguruar cilësinë dhe integritetin e tyre. Pjesëmarrësit tanë përfaqësojnë një spektër të gjerë, nga shkolla e mesme deri në nivelin e postdoktoratës dhe atë professional..

Deri më sot, ne kemi ndërtuar një komunitet me më shumë se 120 000 alumni, ku përfshihen drejtues shtetesh, ministra, ambasadorë dhe drejtues të tjerë.

Misioni
American Councils sjell inovacion aty ku ndërlidhen arsimi, zhvillimi ekonomik dhe diplomacia, duke përfshirë njerëzit në mësim cilësor dhe duke krijuar rrjete strategjike mes amerikanëve dhe njerëzve nga e gjithë bota për të avancuar paqen dhe mirëqenien e përbashkët.

Vizioni
Për një botë ku arsimi hap rrugë transformuese mes Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera, duke u mundësuar njerëzve dhe institucioneve të përshtaten, të udhëheqin dhe të përparojnë.

Lexoni më shumë rreth politikës sonë të privatësisë këtu.

 

Kontakt:

Linda Mëniku, Përfaqësuese për Shqipërinë

al@americancouncils.org

+355.22.35.347

Rruga "Donika Kastrioti",

Nd.1, Kati 2, Nr. 5 (prapa Kullave Binjake) 
1000 Tiranë
Shqipëri