Bursat e studimit Titulli VIII

Titulli VIII (Title VIII) siguron bursa për kërkime të pavarura, jashtë vendit, të rëndësishme për politikat, në fushën e shkencave humane dhe sociale, si dhe për trajnimin në mësimin e gjuhëve.

Për studiuesit dhe kërkuesit e interesuar në mësimin e gjuhës shqipe ose për të bërë kërkime shkencore në Shqipëri, ka disa mundësi përmes programeve që administrohen nga zyra qëndrore e Këshillave Amerikanë në Uashington, DC dhe që implementohen nga zyra e Këshillave Amerikanë në Tiranë.

I financuar nga Program ii Departamentit Amerikan të Shtetit për Kërkimin dhe Trajnimin në Evropën Lindore dhe shtetet e pavarura të Ish-Bashkimit Sovjetik (Titulli VIII), Program i bursave të kërkimit të Këshillave Amerikane siguron mbështetje të plotë për studentët pasuniversitarë, stafin akademik dhe studiues të pavaruar që kërkojnë të kryejnë kërkim të pavarur nga tre deri në nëntë muaj (pa ndërprerje), në Azinë Qendrore, Moldavi, Rusi, Kaukazin Jugor, Evropën Juglindore dhe në Ukrahinë.

 

Kontakti

Linda Mëniku

al@americancouncils.org

+355 4 2235 347