Trajnimi Profesional dhe Ndērkulturor jashtē vendit

Pērfitoni njē pērvojē profesionale thelbēsore pērmes praktikave nē biznes, STEM dhe pēr çēshtje sociale nē 20 vende nē Ballkan, Vendet Baltike dhe nē Euroazi.

Pērmes programit gjashtējavor tē Trajnimit Profesional dhe Ndērkulturor jashtē vendit, praktikave (internshipeve) nē gjuhēn angleze, studentēt pērfitojnē pērvojēn thelbēsore profesionale dhe aftēsitē e komunikimit ndērkulturor qē kērkohen nga tregu i sotēm global. Stafi lokal i Kēshillave Amerikanē  mundēson vendosjen nē kēto vende praktikash dhe siguron mbēshtetje nē vijim pēr pjesēmarrēsit. Internshipet/praktikat nē fushat e biznesit, ndērtimit tē demokracisē, ekologjisē, tē drejtave tē njeriut, ligjeve, shēndetit publik, gazetarisē dhe tē problemeve gjinore janē tē disponueshme kudo nē Euroazi dhe nē Evropēn Juglindore. Nuk ēshtē i nevojshēm mēsimi i gjuhēs sē huaj.

Fokusi akademik: disiplina tē ndryshme profesionale tē internshipit; aftēsi ndērkulturore

Disiplinat e internshipit:
• Ndērtimi i demokracisē dhe tē drejtat e njeriut
• Biznes dhe ligjet
• Menazhimi i arsimit
• Studimet gjinore dhe tē grave
• Masmedia dhe gazetari
• Shendeti publik
• Çēshtjet e ekologjisē dhe tē mjedisit
• Shērbimet sociale

 

 

Kontakti

Linda Mëniku

al@americancouncils.org

+355 4 2235 347