Përmes Bisedimeve të Shkëmbimit të Edukimit Mediatik (MEET) të Ballkanit Perëndimor

Përmes Bisedimeve të Shkëmbimit të Edukimit Mediatik (MEET) të Ballkanit Perëndimor, Këshillat Amerikanë për Edukimin Ndërkombëtar synojnë që të përforcojnë kërkesën për informacione objektive, të besueshme, dhe të bazuara në fakte në komunitetet locale, përmes zgjerimit të audiencës vendore, promovimit të aftësimit mediatik dhe digjital, si dhe rritjes së shkëmbimit arsimor dhe kulturor mes Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë Veriore dhe Serbisë. Këshillat Amerikanë do të bëjnë bashkë mësimdhënësit e shkollave të mesme, studentët universitarë dhe nxënësit e shkollave të mesme me qëllim që të paraqiten dhe të parandalohet dezinformimi, informacionet e falsfikuara dhe propaganda përmes ekzaminimit të diskursit të lajmit,  agjendave të mediave, dukurisë infotainment, interesit publik dhe privat në media, film, muzikë dhe më gjerë. MEET është dizajnuar për të krijuar një rrjet të mësimdhënësve dhe studentëve në Ballkanin Perëndimor si bazë për një bashkëpunim të ardhshëm multilateral shumëpalësh në drejtim të lirisë së mediave.  

Programi i Bisedimeve të Shkëmbimit të Edukimit Mediatik në Balkanin Perëndimor fillimisht ka filluar si një pilot shkëmbimi me temë edukimin mediatik mes nxënësve të shkollave të mesme dhe mësimdhënësve nga Serbia dhe Kosova – sponsoruar nga Ambasada e SHBA-së në Beograd (tetor 2020 – maj 2021). Edicioni rajonal i prgramit, MEET Ballkani Perëndimor (nëntor 2021 – qershor 2022) financohet nga Trusti Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman Marshall i Shteteve të Bashkuara dhe Ambasada Mbretërore Norvegjeze në Beograd.

 

 

Kontakti i Programit

meetwb@americancouncils.org