
Programi: Nisma e gjuhëve në Ballkan
Programi “”Nisma e Gjuhëve në Ballkan” ofron mundësinë e mësimdhënies intensive dhe të individualizuar përgjatë tetë javëve gjatë verës ose për dy semestra intensivë.
Pjesëmarrësit mësojnë shqip, bosnjisht, bullgarisht, kroatisht, maqedonisht, dhe serbisht në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Bullgari, Mal të Zi, në Maqedoninë e Veriut dhe në Serbi. Përmes qëndrimit në familje vendëse, partnerëve në bashkëbisedime, mësimdhënies në klasë, dhe një shumëllojshmërie aktivitetesh jashtëshkollore, pjesëmarrësit gëzojnë mundësinë e pashembullt që të përfshihen në jetën e përditshme në këto vende.
Pjesëmarrësit marrin kredite akademike përmes Kolegjit “Bryn Mawr”, një anëtar institucional i Këshillave Amerikanë. Pas përfundimit të suksesshëm të programit, Kolegji “Bryn Mawr” lëshon:
8 orë krediti universitare/10 orë krediti pasuniversitare për programin e verës
16 orë krediti universitare/15 orë krediti pasuniversitare për semestrat e vjeshtës ose të pranverës
32 orë krediti universitare/30 orë krediti pasuniversitare për programin akademik njëvjeçar
Për të aplikuar për këtë program, ju lutem vizitoni: https://acstudyabroad.org/bli/